Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Unë e përgëzoj Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar”, ka shkruar Abazoviq në kanalin Telegram.
Ai shtoi se Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur.
“Ne do të punojmë së bashku për një Mal të Zi evropian”, tha Abazoviq.
Milatoviq sipas rezultateve preliminare ka mundur bindshëm kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. /koha