Të paktën 28 persona kanë vdekur në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, ndërsa stuhi e acartë vijon të godasë Amerikën e Veriut.
Një zyrtar shtetëror tha se disa persona ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.
Deri të martën pritet të ketë deri në 23 cm të tjera borë në pjesë të shtetit, paralajmërojnë meteorologët, shkruan BBC.
Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka vrarë 56 persona deri më tani.
Presidenti amerikan, Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente për të mbështetur shtetin e Nju Jorkut.
“Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.
Më shumë viktima pritet të zbulohen pasi dëbora të shkrijë. Stuhia dimërore ka ndërprerë udhëtimet nëpër SHBA.
Parashikuesit thonë se do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshillohet që të shmangen udhëtimet nëse nuk janë të rëndësishme.
Gjatë fundjavës rreth 250,000 shtëpi dhe biznese u përballën me ndërprerje energjie, edhe pse është rivendosur.
Vdekje të lidhura me stuhinë e dëborës u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, Ëisconsin, Kansas dhe Kolorado.
Temperaturat në Florida të Jugut ranë aq të ulëta, saqë iguanat ngrinë dhe ranë nga pemët.
Shteti perëndimor amerikan i Montana ishte më i godituri nga i ftohti, me temperatura që ranë në -45 gradë C.
People of #Buffalo have been amazing for 2nd time this year. Such an underrated city. I really feel like the rest of the country just doesn’t quite grasp the severity of the #blizzard, hopefully I shined some needed light on the area. #buffaloblizzard2022 #WinterStorm2022 #NYwx pic.twitter.com/5nhQWUBjTN
— WxChasing- Brandon Clement (@bclemms) December 26, 2022