Mesditën e 22 gushtit, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin, besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ambasada amerikane në Prishtinë nuk i është përgjigjur pyetjes nëse Burns po viziton Kosovën. Përgjigje për Radion Evropa e Lirë për këtë çështje nuk dhanë as nga Presidenca e Kosovës e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë, mesditën e së enjtes, e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës.
Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.
The post Aeroplani me të cilin besohet se ka udhëtuar në rajon shefi i CIA-s shihet në Aeroportin e Prishtinës first appeared on Radio Televizioni Iliria.