RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afganistan, rritet në 176 numri i personave që humbën jetën nga i ftohti

afganistan,-rritet-ne-176-numri-i-personave-qe-humben-jeten-nga-i-ftohti

Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të kushteve të pafavorshme të motit muajin e fundit në Afganistan është rritur në 176, transmeton Anadolu.

Në Afganistan, ku është duke u përjetuar dimri më i ashpër i viteve të fundit, temperatura është regjistruar deri në minus 30 gradë Celsius gjatë natës në disa rajone dhe minus 10 gradë Celsius në kryeqytetin Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shtetit për Fatkeqësitë Natyrore të qeverisë së përkohshme të talebanëve, Shafiullah Rahimi në një deklaratë për AA tha se në të gjithë vendin deri më tani kanë humbur jetën 176 persona nga i ftohti ekstrem.

Duke thënë se deri më tani, ka shumë zona në të cilat nuk mund të shkohet, veçanërisht në provincën Badahshan, që ndodhet në malet Hindukush në veri të Afganistanit, Rahimi tha se ka mangësi në ndihmën humanitare.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë popullin afgan të prekur nga kushtet e vështira të dimrit.

Kushtet e rënda të dimrit ndikojnë negativisht edhe në ekonomi. Mubahiddin Mustain, zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Ujitjes dhe Blegtorisë të administratës së talebanëve, kishte njoftuar më parë për mediat se në 20 provinca të vendit ngordhën rreth 260 mijë kafshë të vogla dhe gjedhe.

Për shkak të pamundësisë për të plotësuar kërkesën në rritje në mot të ftohtë, në të gjithë vendin ka ndërprerje të energjisë elektrike. Edhe në qendër të Kabulit, furnizimi me energji elektrike në ditë është 8-10 orë.

Kushtet e motit thellojnë krizën humanitare

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, ka vështirësi për të hyrë në shumë zona, veçanërisht në zonat rurale.

Ekziston një grup i madh njerëzish me të ardhura të ulëta në Afganistan, të cilët nuk mund të sigurojnë dru dhe qymyr në dimër për shkak të krizës ekonomike.

Përveç kësaj, mungesa e mbajtjes së të dhënave zyrtare në fshat shton mundësinë që numri i viktimave të ngjashme të jetë më i lartë.

Vështirësitë e transportit, veçanërisht në stinën e dimrit, e bëjnë të vështirë për organizatat humanitare dërgimin e ndihmave për familjet në nevojë.

Sipas të dhënave të OKB-së, 28 milionë njerëz, pothuajse dy të tretat e popullsisë së vendit, kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Related posts

Erdogan: Çanakalaja lajmëtare e pavarësisë së Turqisë

rezart morina

Vijon të bie çmimi i naftës në Kosovë

admin

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore të deritanishme

RTI