RTV AHIRETI
Shëndetësi

Afganistani nis fushatën e vaksinimit kudër poliomielitit, synon mbrojtjen e mbi 11 milionë fëmijëve

afganistani-nis-fushaten-e-vaksinimit-kuder-poliomielitit,-synon-mbrojtjen-e-mbi-11-milione-femijeve

Afganistani nisi një tjetër fushatë të vaksinimit kundër poliomielitit, e cila synon mbrojtjen e rreth 11.2 milionë fëmijëve nën moshën 5- vjeçare, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë e talibanëve.

Fushata katërditore mbarëkombëtare – e dyta këtë vit – do t’i mbulojë 34 provincat e vendit, thuhet në deklaratë.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje dhe do t’i vazhdojmë fushatat e vaksinimit kundër poliomielitit, ashtu si dhe shërbimet plotësuese shëndetësore, derisa ta zhdukim poliomielitin nga Afganistani”, tha ministri Noor Jalal Jalali.

Ai u bëri thirrje dijetarëve fetarë, pleqve të komunitetit dhe prindërve që t’i luajnë rolet e tyre në luftën kundër kësaj sëmundjeje, që mund të çojë në paralizë dhe vdekje.

Në dhjetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se riatdhesimi i migrantëve afganë nga Pakistani fqinj, e ka rritur rrezikun e përhapjes së poliomielitit.

Që atëherë, Afganistani ka kryer disa runde vaksinimesh.

Katër raste të këtij virusi janë regjistruar në Afganistan vetëm këtë vit, sipas Abdul Quddus Baryalait, drejtor i Qendrës kombëtare për Çrrënjosjen e Poliomielitit. Vitin e kaluar, sipas tij, janë regjistruar gjithsej gjashtë raste.

Fushatat e vaksinimit në Afganistan dhe Pakistan shpesh janë sfiduese, për shkak të teorive konspirative se vaksinat e poliomielitit shkaktojnë infertilitet ose se vaksinuesit janë spiunë.

Para se të merrnin pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë ndaluar shkuarjen e vaksinuesve nga shtëpia në shtëpi, në zonat që ata kanë kontrolluar.

Megjithatë, Kombet e Bashkuara i kanë bindur që ta rinisin programin e vaksinimit në të gjithë vendin, pas kthimit të tyre në pushtet. /rel

Related posts

Vaji i mrekullueshëm dhe i lashtë që lehtëson tretjen, dhimbjen e kokës dhe stresin

admin

Një gotë lëng domatesh çdo ditë, plot përfitime shëndetësore

admin

Shenjat që paralajmërojnë sulmin në zemër

admin