RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afro 8 mijë muslimanë Rohingya kanë hyrë në Bangladesh

afro-8-mije-muslimane-rohingya-kane-hyre-ne-bangladesh

Këshilltari për Punët e Jashtme i Qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, Touhid Hossain tha se rreth 8 mijë muslimanë Rohingya që u zhvendosën me forcë në Mianmar, hynë në Bangladesh, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “Dhaka Tribune”, këshilltari i Punëve të Jashtme Hossain në konferencën për media në lidhje me temën tha se rreth 8 mijë muslimanë Rohingya që u arratisën nga konfliktet në shtetin Rakhine të Mianmarit, hynë në Bangladesh.

Ai theksoi se nuk kanë kapacitet për të ofruar strehim humanitar për më shumë refugjatë dhe se vendi nuk mund të presë më muslimanë Rohingya. Hossain tha se kufiri i vendit me Mianmarin është i mbyllur për kalime, por është e vështirë të sigurohet plotësisht kufiri.

“Ekziston nevoja për një kanal komunikimi me Ushtrinë e Arakanit, një nga grupet e armatosura rebele që lufton kundër ushtrisë së Mianmarit, në mënyrë që të lehtësohet kthimi i muslimanëve Rohingya”, tha Hossain duke shtuar se do të mbajnë takim në kabinet për këtë çështje brenda 2-3 ditëve.

– Spastrimi etnik i muslimanëve Rohingya

Në vitin 2012, shpërthyen përleshjet mes budistëve dhe muslimanëve në shtetin Rakhine të Mianmarit. Mijëra njerëz, kryesisht myslimanë, u vranë dhe qindra shtëpi dhe vende të punës u dogjën.

Duke përmendur sulmet e njëkohshme në pikat kufitare në Rakhine më 25 gusht 2017, ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë iniciuan akte masive dhune. Sipas OKB-së, numri i njerëzve që shpëtuan nga shtypja dhe persekutimi në Rakhine dhe u strehuan në Bangladesh pas gushtit 2017 i kaloi 900 mijë.

OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e quajnë dhunën kundër muslimanëve Rohingya si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Related posts

Maqedonci: Në shtator do të hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinj

RTI

Ndalimi i edukimit të vajzave afgane rezulton me martesa të hershme! Si ndryshoi jeta e tyre pas ardhjes së talibanëve në pushtet

admin

OKB: Në lu’ftën e Ukrainës kanë humbur jetën 11.700 civilë

admin6