RTV AHIRETI
Lajme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbyll një operator ilegal në Prizren për trajtimin e nënprodukteve shtazore, largon 500 kilogramë produkte

agjencia-e-ushqimit-dhe-veterinarise-mbyll-nje-operator-ilegal-ne-prizren-per-trajtimin-e-nenprodukteve-shtazore,-largon-500-kilograme-produkte

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas një raportimi nga qytetarët, ka zbuluar se një biznes po operonte ilegalisht në trajtimin e nënprodukteve të kafshëve të therura.

Ky subjekt, i cili nuk kishte asnjë licencë për të ushtruar veprimtarinë, ishte duke përpunuar nënprodukte pa përmbushur kushtet minimale teknike dhe sanitare.

Sipas njoftimit të AUV, ekipi inspektues ka urdhëruar menjëherë largimin dhe tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve, për të parandaluar ndotjen dhe rreziqet për shëndetin publik, dhe gjithashtu ka bërë mbylljen e subjektit.

“Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë. Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast, janë hequr rreth 500 kg produkte të ndaluara.

AUV shprehu falënderime për qytetarin që raportoi situatën. Rasti është trajtuar nga Inspektorët veterinarë të zyrës rajonale të AUV-së në Prizren. /Telegrafi/

The post Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbyll një operator ilegal në Prizren për trajtimin e nënprodukteve shtazore, largon 500 kilogramë produkte first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Luftë gjeopolitike apo teknologjike: Perëndimi kundër TikTok-ut

admin

BE: Të fillojnë hetime për vrasjen e civilëve palestinezë nga Izraeli në Bregun Perëndimor

admin

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Bibaj

RTI