Bordi i AGK-së, i prirë nga kryetari Xhemajl Rexha dhe juristja e medias, Flutura Kusari, sot pritet të dorëzojnë komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së në Gjykatën Kushtetuese.
Pas dorëzimit të komenteve, që është paraparë të bëhet në orën 15:00, Bordi i AGK-së pritet të deklarohen për media.
Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave u miratua në seancën plenare të 11 korrikut në Kuvendin e Kosovës, me 59 vota pro.
Projektligji në fjalë u kundërshtua nga partitë opozitare në vend.
Lidhur me të reagime erdhën edhe nga ndërkombëtarët.
The post AGK-ja sot dorëzon në Kushtetuese komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.