Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka lëshuar reagimin e radhës. AGK thekson se nuk ndalen sulmet e pushtetit ndaj mediave.
“Nuk ndalen sulmet e pushtetit – deputeti Rrustemi i kërkon Prokurorisë të hetojë mediet.
Edhe deputeti Adnan Rrustemi i është bashkuar sulmeve të papranueshme kundër medieve.
Deputeti i Vetëvendosjes, gjithashtu i referohet shkrimit të mediumit të quajtur “Slobodna Bosna”, për gjoja kontrollin e medieve të Kosovës nga ana e Serbisë.
“Pyetja më legjitime që duhet shtruar është se a ka hapur pokuroria hetime për të parë nëse ka pasur transaksione financiare të Serbisë në portalet e Kosovës që shkruajnë me porosi kundër qeverisë apo çdo qytetari të vendit tonë?”, ka shkruar Rrustemi në Facebook”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK i ka bërë thirrje LVV-së që të ndalojë fushatën kundër mediave.
“Edhe sulmi i z.Rrustemi është i papranueshëm dhe ka për synim intimidimin e medieve dhe gazetarëve. AGK-ja, i bën thirrje VV-së të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
The post AGK: Sulmet e pushtetit ndaj mediave nuk ndalen, kërkojmë ndalimin e fushatës intimiduese first appeared on Radio Televizioni Iliria.