Një aksident me fatalitet ka ndodhur të premten në mbrëmje në Kroaci. Dy trena janë përplasur mes vete, duke shkaktuar të paktën vdekjen e gjashtë personave e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas “Jutarnji”, një tren pasagjerësh që udhëtonte në linjën Okuçan – Novska është përplasur me një tren mallrash i cili ishte ndalur për shkak të një avarie në binarin e hapur në qytetin Rajiçi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30.
Vendngjarjen e ka vizituar edhe kryeministri Andrej Plenkoviq.
Treni i pasagjerëve dyshohet se ishte në shpejtësi 120 km/h.
Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.