Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion, i cili ka ndodhur mbrëmë në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Policia thotë se viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte, për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio, ku më pas është goditur nga një veturë në lëvizje, raporton teve1.info
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por i njëjti gjatë tretmanit ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Ndërkaq, ngasësi i veturës, i cili dyshohet se ka goditur viktimën është arrestuar nga policia, ku i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Novolan, Vushtrri 08.09.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.