Një çiklist ka vdekur pasi që është aksidnetuar nga një veturë në Magurë të Lipjanit.
“Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thekson policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar për obduksion.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.