RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë kundër një të pandehuri për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

aktakuze-kunder-nje-te-pandehuri-per-rastin-e-vrasjes-se-oliver-ivanoviqit

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehuri me inicialet M.M.

Sipas një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza është ngritur kundër të pandehurit për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

“Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, thuhet në njoftim.

Related posts

Erdoğan: Turqia do t’i vazhdojë operacionet antiterroriste

admin

Shërbimi Korrektues largon përfundimisht nga puna zyrtarët Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj, shkak rasti i Astrit Deharit

admin

Ndodh sërish! Avioni me mbi 300 pasagjerë goditet nga turbulenca të forta, 30 persona pësojnë lëndime. Publikohen pamjet nga momentet e panikut (VIDEO)

admin