RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj 6 personave për shitblerje të armëve, iu gjetën 20 AK-47

aktakuze-ndaj-6-personave-per-shitblerje-te-armeve,-iu-gjeten-20-ak-47

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje pa autorizim të armëve dhe municionit.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, të akuzuarit S.S., E.XH., SH.H., SH.J., S.H. dhe M.L. si grup i organizuar kriminal kanë transportuar, këmbyer dhe ndërmjetësuar në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre janë gjetur dhe sekuestruar edhe 20 armë të gjata apo AK-47 si dhe prova tjera materiale, njofton Prokuroria.

“Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” sanksionuar me nenin 277 të Kodit Penal dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” sanksionuar me nenin 364 të Kodit Penal.

Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L si grup i organizuar kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, ashtu që gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet (20) armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

RTI

Fëmijët në Gaza kanë paguar çmimin më të lartë në këtë krizë thonë nga Save the Children

admin

Greqi, paralajmërim për rrezik zjarresh në pyje

RTI