RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj një serbi për dhunimin e një shqiptari gjatë luftës në Kosovë

aktakuze-ndaj-nje-serbi-per-dhunimin-e-nje-shqiptari-gjate-luftes-ne-kosove

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj të akuzuarit me iniciale G.P. për vepër penale të dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale ka sqaruar se i akuzuari si pjesëtar i forcave rezervë policore të Serbisë, në bashkëkryerje me persona të tjerë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, me përdorimin e dhunës fizike dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj mashkullit të nacionalitetit shqiptar.

“Me këtë veprim i akuzuari ka kryer veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën e dytë në mungesë për raste të dhunimit gjatë luftës në Kosovë, pasi janë shterur të gjitha përpjekjet e prokurorisë për të siguruar pranin fizike të pandehurit në procedurë.

Related posts

Holandë, flamuri turk valëvitet mbi godinën e bashkisë së Roterdamit në mbështetje të Turqisë – VIDEO

admin

RMV: Kryediplomati Osmani takon homologun e tij nga Bosnje e Hercegovina, Konakoviq

rezart morina

“Nuk e binda dot”, Gabriel Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

admin