Në Mynih të Gjermanisë ku mbahet Samiti G7 i liderëve dhe atyre të Bashkimit Evropian, anëtarët e organizatës kundër varfërisë Oxfam, zgjodhën të protestojnë duke vendosur maska me fytyrat e shtat liderëve të fuqive kryesore ekonomike në botë.
Pos tyre të shtunën edhe 3,500 persona të tjerë kërkuan ruajtjen e diversitetit të bimëve e kafshëve si dhe heqjen graduale të lëndëve djegëse, njofton Klan Kosova.
Udhëheqësit e vendeve më të mëdha botërore pritet të diskutojnë çështje të ndryshme, duke filluar nga lufta që po bënë Rusia ndaj Ukrainës, për ndryshimet klimatike, energjinë dhe krizën e sigurisë së ushqimit.
Samiti do të fillojë të dielën ndërsa do të zgjasë deri të martën.