RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Al Jazeera: Duke mbyllur zyrën në Ramallah, Iz’raeli synon të fshehë luftën e tij në Ga’za

al-jazeera:-duke-mbyllur-zyren-ne-ramallah,-iz’raeli-synon-te-fshehe-luften-e-tij-ne-ga’za

Televizioni Al Jazeera në pronësi të Katarit dënoi mbylljen e zyrës së saj në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat izraelite, duke deklaruar se ky është një krim që synon të pengojë botën të shohë luftën që Tel Avivi po zhvillon në Gaza për gati një vit, transmeton Anadolu.

“Këto masa represive nga Izraeli synojnë të pengojnë botën të shohë realitetin e situatës në territoret e pushtuara dhe të luftës në Gaza dhe ne e dënojmë fuqishëm këtë akt kriminal”, tha Al Jazeera në një deklaratë me shkrim.

Televizioni tha se qeveria izraelite, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, është përgjegjëse për sigurinë e gazetarëve, duke shtuar: “Ne do të ndjekim hapat ligjorë për të mbrojtur të drejtat e televizionit tonë dhe punonjësve tanë”.

Deklarata thekson se Izraeli synon të fshehë veprimet e tij në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor duke ushtruar presion mbi “mediat e lira”.

“Pavarësisht këtyre masave izraelite që synojnë të na heshtin, ne do të vazhdojmë t’i përcjellim faktet në mënyrë profesionale dhe objektive. Ne gjithashtu hedhim poshtë pretendimet e pabaza të paraqitura nga autoritetet e shtetit okupues të Izraelit për të justifikuar këtë bastisje të paligjshme”.

Ndryshe, forcat izraelite sot herët bastisën dhe mbyllën zyrën e Al Jazeeras në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite konfiskuan dokumente dhe pajisje nga zyra e Al Jazeeras. Ushtria vendosi gjithashtu një ndalim 45-ditor për operacionet e kanalit në zonë, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Bastisja e sotme vjen pas një vendimi të qeverisë izraelite në maj, i cili e ndaloi Al Jazeeran të vepronte brenda Izraelit.

Rreth katër muaj më parë, Izraeli kishte mbyllur zyrën e televizionit në Kuds.

Related posts

Orban: Jemi në kontakt me Turqinë lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë për pagën minimale

admin

Zelensky thirrje perëndimit: Na furnizoni me ar’më me rreze më të gjatë

rezart morina