Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është pranuar një kërcënim për mjet shpërthyes.
Përmes pamjeve të publikuara në media shihet se tashmë Policia e Kosovës po kryen kontrollet e nevojshme.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për teve1.info ka thënë se ende nuk kanë diçka konkrete.