RTV AHIRETI
Lajme

Albert Zogaj zgjidhet edhe për një mandat kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

albert-zogaj-zgjidhet-edhe-per-nje-mandat-kryesues-i-keshillit-gjyqesor-te-kosoves

Albert Zogaj është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Zogaj u zgjodh në këtë pozitë, në takimin e 328-të të Këshillit, të enjten, dhe ishte kandidati i vetëm që i hyri kësaj gare, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Për pozitën e kryesuesit, Zogaj u votua pro unanimisht nga 10 anëtarët e Këshillit që ishin prezent në votim.

Mandati i tij i ri në krye të KGJK-së fillon më 7 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij si anëtar i Këshillit.

The post Albert Zogaj zgjidhet edhe për një mandat kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dodik: Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

admin

Rakiq: Vuçiq mendon se duhet të hiqen barrikadat

admin

Hamasi: Izraeli po zhytet gjithnjë e më thellë në kënetën e Gazës

rezart morina