RTV AHIRETI
Lajme

Aliu për dënimin e Pjetër Shalës: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj kombit tonë

aliu-per-denimin-e-pjeter-shales:-edhe-nje-tjeter-padrejtesi-e-madhe-e-radhes-ndaj-kombit-tone

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua më 18 vjet burgim gjatë ditës së djeshme [ e martë] nga Gjykata Speciale.

Për këtë dënim Aliu ka thënë se është “një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj gjithë kombit tonë”.

Aliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se dënimi i Shalës është “i rëndë e i pamerituar”.

“Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e rradhës ndaj gjithë kombit tonë, dënimi i rëndë e i pamerituar ndaj Pjetër Shalës”, thuhet në reagimin e tij.

Aliu ka thënë se qëndrojnë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Ashtu siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim plotësisht të drejtë. Qëndrojmë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Lavdi luftës së pastër së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Ndryshe, Dhoma e Gjykatës Themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka dënuar Pjetër Shalën, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me 18 vjet burgim.

Komandanti i UÇK-së i njohur si “Ujku”, u shpall fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në një fabrikë metalike në Kukës gjatë luftës në Kosovë – të kryera në mes të 17 majit dhe 5 qershorit të 1999.

The post Aliu për dënimin e Pjetër Shalës: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj kombit tonë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Qytetarët të mllefosur me grevën – nuk iu intereson Qeveria e as SBASHK-u, duan që mësimi të fillojë

admin

Siri, fëmija e lindur në rrënoja do të rritet në shtëpinë e hallës së saj

rezart morina

Moti i keq, Gjermania shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona

admin6