Natën e 15 korrikut 2016 u krye një tentativë e pabesë për grusht shteti me qëllim rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike turke. Përpjekja për grusht shteti të kryer nga organizata terroriste Fetulla filloi me mbylljen e urave në Istanbul dhe nxjerrjen e tankeve në rrugë, tha kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë, Fahrettin Altun.
Sot është përvjetori i tetë i tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në Turqi, kur anëtarët e organizatës terroriste FETO depërtuan në institucionet shtetërore dhe u përpoqën të rrëzonin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në atë vend.
“Shumë institucione dhe organizata shtetërore u bombarduan, duke përfshirë Asamblenë e Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Pallatin Presidencial dhe selinë e policisë në Ankara. Jo shumë kohë pas sulmit, ishte e qartë se nuk ishte një ngjarje fatkeqe, por një ngjarje e koordinuar. Ekipet e FETO-s kryen një sulm për të vrarë presidentin tonë, Recep Tayyip Erdoğan. Në thirrjen e presidentit tonë që u transmetua në televizionin kombëtar, populli ynë dolën në rrugë për të mbrojtur demokracinë. Miliona qytetarë tanë gjithë natën luftuan me organizatën terroriste që ishte përgjegjëse për tentativën për grusht shteti”, kujtoi Altun.
Ai deklaroi se mëngjesin e 16 korrikut, falë përpjekjeve të Forcave të Armatosura Turke, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Republikës së Turqisë dhe popullit turk që u ngrit në këmbë për të mbrojtur demokracinë e tij, tentativa e pabesë për grusht shteti u prish dhe puçistët u arrestuan.
“Gjatë tentativës së grushtit të shtetit u vranë 252 persona, ushtarë dhe civilë, ndërsa 2.740 u plagosën. Heronj si dëshmori Omer Halisdemir, i cili luftoi me gjithë qenien e tij natën e 15 korrikut për të mbrojtur Komandën e Forcave Speciale dhe neutralizimin e gjeneralit i cili ishte një nga krijuesit e grushtit të shtetit, ata u bënë barrierë kundër puçistëve. Duke rrezikuar jetën e tyre qytetarët tanë arritën të neutralizojnë puçistët që tentuan t’i vrisnin në Bosforin e bllokuar. Kjo është një nga momente historike ku u vu në provë uniteti dhe vendosmëria e popullit tonë është në provë”, tha Altun.
Sipas tij, që në momentet e para të tentativës për grusht shteti, qeveria turke mori masa për rivendosjen e rendit dhe vënien para drejtësisë autorëve.
“Në deklaratat e presidentit tonë dhe zyrtarëve të shtetit gjatë këtij procesi, u zbulua se tentativa për grusht shteti ishte kryer nga një grup i paligjshëm që kishte depërtuar në forcat e armatosura turke. U bë e qartë se FETO-ja qëndronte pas përpjekjes për grusht shtet. U zbulua se lideri i organizatës me qëndrim në ShBA, ‘me strukturën e saj paralele brenda shtetit, kreu këtë akt të pabesë. Fitorja që u fitua është një nga rezistencat më të nderuara jo vetëm në historinë e demokracisë në Turqi, por në gjithë botën”, tha Altun.
Ai theksoi se Turqia, e cila vazhdon luftën e saj edhe sot, pret solidaritet nga vendet mike dhe aleate, veçanërisht në lidhje me ekstradimin e të arratisurve dhe liderëve të FETO-s që ikën jashtë vendit.
“Edhe pse shumë vende të komunitetit ndërkombëtar treguan mbështetje dhe solidaritet me Turqinë, reagimi i disa aleatëve tanë ndaj tentativës për grusht shteti ishte i pamjaftueshëm. Mënyra se si u pasqyrua përpjekja për grusht shtet në mediat e vendeve të përmendura ishte larg nga kënaqja e Turqisë. Ndërkombëtarisht organizatat përgjegjëse të medias perëndimore u përpoqën të thjeshtojnë atë që ndodhi natën e 15 korrikut. Pas tentativës së pabesë të grushtit të shtetit të 15 korrikut, pati shumë tentativa për ekstradimin e liderit të organizatës me seli në Pensilvani, por fatkeqësisht nuk pati asnjë përgjigje pozitive për këtë çështje nga ShBA-ja, e cila është edhe aleati ynë. Na trishtoi ky qëndrim, pavarësisht ekzistencës së një kërcënimi për demokracinë tonë”, tha Altun.
Ai theksoi se “ata janë të vetëdijshëm se FETO-ja vazhdon të operojë në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe vendet tona aleate”.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë në të gjitha frontet kundër kësaj organizate terroriste, e cila kërcënon sigurinë jo vetëm të Turqisë, por edhe të të gjitha vendeve brenda kufijve të të cilëve ajo ekziston. Si një vend që ka forcuar më tej institucionet e tij demokratike pas përpjekjes së pabesë të grushtit të shteti lufta jonë kundër një organizate terroriste që kërcënon jetën e qytetarëve tanë dhe pavarësinë e vendit tonë do të vazhdojë në të gjitha fushat. Duke mbrojtur pavarësinë dhe të ardhmen e Turqisë, ne do të vazhdojmë të nderojmë qytetarët tanë që sakrifikuan jetën e tyre atë natë të përgjakshme”, shtoi Altun.
Organizata terroriste FETO –
Organizata terroriste Fetulla (FETO) është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme për grusht shteti në – Organizata terroriste FETO –
Organizata terroriste Fetulla (FETO) është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme për grusht shteti në Turqi natën e 15 korrikut 2016 dhe është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga ShBA-ja.
Për vite me radhë, anëtarët e asaj organizate terroriste avancuan në shërbim duke manipuluar provimet, duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Turqia u përpoqën të ndjekin penalisht shumë zyrtarë të rangut të lartë me një gjyq të montuar për korrupsion të dyshuar.
Disa vite më vonë, pasoi një tentativë e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, pra një përpjekje për grusht shteti të kryer nga oficerët që FETO kishte depërtuar në ushtrinë turke.
Hetimet për organizatën terroriste FETO treguan se është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër ku ajo është aktive. Këtë e kanë theksuar disa herë zyrtarët turq. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi, 253 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 2.730 njerëz u plagosën.
Aziz milletimiz, 15 Temmuz’da hain darbe girişimine karşı durarak demokrasi tarihimize altın harflerle bir destan yazdı.
O gece her bir vatandaşımız, bağımsızlığımızı ve özgürlüğümüzü korumak için canını ortaya koydu.
Milletçe geleceğimizin teminatı olan 15 Temmuz ruhu,… pic.twitter.com/EWCSdnh1VC
— Fahrettin Altun (@fahrettinaltun) July 13, 2024