Forcat izraelite kanë sulmuar sërish ekipin e TRT News, nga ku ka mbetur i plagosur një kameraman i TRT-së në sulmin në portën e Mesxhid al-Aksa
Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun ka reaguar menjëherë mbas sulmit, duke e dënuar ashpër sulmin ndaj medias.
Altun u shpreh se mediat turke do të vazhdojnë t’i tregojnë dhe shpjegojnë botës për barbaritë dhe masakrat e Izraelit.
Ai theksoi se “Persekutimi i gazetarëve nga Izraeli, detyra e të cilëve është të ndjekin të vërtetën, rritet edhe më shumë…”
“Dënoj ashpër sulmin e poshtër dhe frikacak të kryer nga tiranët e armatosur të Izraelit kundër ekipit të TRT News, të cilët ekspozuan një mizori dhe tragjedi me asgjë tjetër veç kamerës dhe mikrofonit të tyre.” deklaroi kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke.
Më tej, Altun tha se, pavarësisht presionit dhe dhunës së kësaj tufe vrasëse çnjerëzore, media turke, veçanërisht TRT-ja dhe Anadolu Agency, do të vazhdojnë të bëjnë të dëgjohet zëri i popullit të shtypur palestinez.
İşgal altındaki Kudüs’teki Mescid-i Aksa kapısında işgal askerlerinin kanal ekibine düzenlediği saldırıda TRT’nin bir kameramanı yaralandı.#Hayırlı_Cumalar #GazaGenocide pic.twitter.com/4BY011UC5L
— SAVE GAZA (@mescidi_aksamm) July 26, 2024