RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Altun: Fjalimi në Kongres i Ne’tanyahut, njollë e madhe për ShBA-në

altun:-fjalimi-ne-kongres-i-ne’tanyahut,-njolle-e-madhe-per-shba-ne

Fjalimi i kryeministrit izraelit në Kongresin e ShBA-së është një njollë e madhe për këtë organ që pretendon të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të mbështesë vlerat demokratike, tha kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Fahrettin Altun, pas fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin e ShBA-së. Ai thekoi se duke pritur një politikan përgjegjës për kryerjen e krimeve të luftës, Uashingtoni i dërgon botës një mesazh se nuk kujdeset pak ose aspak për jetën e civilëve të pafajshëm.

“Lejimi i Netanyahut të përhapë propagandën e tij në foltoren e Kongresit të ShBA-së dhe lejimi i tij t’i thërrasë protestuesit paqësorë amerikanë me të gjitha llojet e emrave është thjesht e turpshme. Bashkëfajësia e disa politikanëve amerikanë në krimet e qeverisë izraelite për qëllime politike do të ketë pasoja për besueshmërinë e ShBA-së në mbarë botën”, tha Altun.

Fatmiresisht, sipas tij, kishte ende një pakicë politikanësh amerikanë që ose protestuan ose u përballën me fjalimin e neveritshëm të Netanyahut. “Fjalimi i tij nuk ishte vetëm plot gënjeshtra të hapura, por edhe urrejtje për palestinezët. Gjuha çnjerëzore që ai përdor vazhdimisht për një popull nën pushtim u shfaq plotësisht. Ne përshëndesim ata amerikanë që refuzojnë të marrin pjesë në këtë sharadë”, shkruan Altun në X.

Forcat izraelite të sigurisë nën qeverinë e Netanyahut, siç theksoi Altun, kanë kryer krime të papërshkrueshme në Palestinë. “Kongresi i ShBA-së e ka mundësuar dhe inkurajuar këtë luftë duke ofruar mbështetje financiare, armë dhe municione. Përpjekjet për të kushtëzuar ndihmën për Izraelin me të drejtat e njeriut kanë dështuar plotësisht. Kjo duhet të ndalet nëse ShBA-ja synon të pretendojnë çdo lloj lidershipi moral ose legjitimiteti në arenën ndërkombëtare”, shprehet Altun.

Pavarësisht ndikimit të thellë dhe të gjatë të grupeve proizraelite, Altun tha se brezat e rinj po zgjohen nga realitetet e okupimit, spastrimit etnik dhe gjenocidit në Palestinë. “Status quo-ja nuk mund të mbahet dhe palestinezët do të arrijnë sovranitetin e plotë herët a vonë. Ata politikanë që me të vërtetë kujdesen për sigurinë kombëtare të ShBA-së duhet gjithashtu të kuptojnë realitetin se mbështetja e një qeverie si ajo e Netanyahut është kundër interesave dhe vlerave të ShBA-së”, thotë Altun.

Ai e persëriti qëndrimin e Türkiyes se mbështesin një zgjidhje të drejtë të konfliktit izraelito-palestinez. “Ne do të punojmë shumë për ta bërë atë realitet edhe nëse qeveria Netanyahu është e vendosur kundër saj së bashku me aleatët e tyre në Kongresin e ShBA-së”, theksoi Altun.

“Ndërgjegjja e botës është në anën e Palestinës së lirë. Nuk ka asnjë justifikim për spastrim etnik dhe gjenocid. Etiketimi i kujtdo që kritikon politikat izraelite si antisemitizëm nuk do të funksionojë. E gjithë bota e ka parë realitetin e sulmeve izraelite dhe pasojat e tyre mbi civilët e pafajshëm”, shkruan Altun.

Nën udhëheqjen e Presidentit Erdoğan, kreu i Komunikimeve të Türkiyes tha se qeveria turke po bën gjithçka që mundet për të sjellë realitetin e një zgjidhjeje me dy shtete me një Palestinë të vërtetë sovrane që jeton krah për krah me fqinjët e saj. Kjo është ngjarje që nuk mund të parandalohet. “Ata që dëshirojnë të jenë në anën e duhur të historisë duhet të kundërshtojnë politikat gjenocidale të qeverisë Netanyahu”, thotë Altun në reagimin e tij ndaj fjalimit të Netanyahut në Kongres. Sipat tij, është koha për një llogari në politikën amerikan. “Shpresojmë që fjalimi i sotëm i turpshëm të shërbejë si një thirrje zgjimi për amerikanët që duan paqe”, thekson Altun.

Related posts

Izraeli kryen goditje masive në Bejrut, teksa shqyrton kundërpërgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian

admin

Ky është koloneli i Policisë së Kosovës që po kërkohet nga Serbia

admin

Shqipëria me rekord të vizitorëve

admin