Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së mbështetën miratimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), përndryshe organi kryesor përgatitor i Këshillit të BE-së, u pajtua me propozimin e PE-së dhe Këshillit të BE-së për ndryshime në rregulloren për mbajtësit e pasaportave.
Kështu thuhet në një letër dërguar nga Kryetari i Coreper, Willem van de Voorde, kryetarit të Komitetit të PE për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE), Juan Fernando López Aguilar.
Në letër shtohet se nëse PE miraton qëndrimin e saj në lexim të parë, Këshilli do të miratojë qëndrimin e PE dhe këto akte do të miratohen në një formulim që korrespondon me qëndrimin e PE.
Më 9 prill, Komiteti i PE-së për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) miratoi draft-raportin për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë dhe të dorëzuar nga anëtari i PE-së për heqjen e atyre vizave, Matjazh Nemec.
Ky vendim siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë të njëjtin regjim vizash për udhëtimin në BE, njoftoi në atë kohë PE./Euronews.rs