RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadorët e QUINT-it nuk marrin pjesë në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

ambasadoret-e-quint-it-nuk-marrin-pjese-ne-pritjen-shteterore-per-diten-e-clirimit

Ambasadorët e QUINT-it nuk marrin pjesë në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit, të organizuar nga Kurti e Osmani
Ambasadorët e QUINT-it nuk marrin pjesë në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit, të organizuar nga Kurti e Osmani
Para 48 min

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka organizuar pritje shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë të tjerë të shumtë, me rastin 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Edhe pse ishin të ftuar, ambasadori i SHBA-së dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it nuk kanë marrë pjesë në pritjen shtetërore.

Në këtë ceremoni, janë parë vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe Austrisë, si dhe komandanti i KFOR-it.

Ndërsa, nuk kanë marrë pjesë as opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK.

Në fjalën se tij kryeministri Kurti deklaroi se 12 qershori është datë e rëndësishme që erdhi pas një përpjekje e lufte për çlirim, vetëvendosje e pavarësi.

Ai tha se shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë.

Kurti u shpreh se demonstratat e studentëve e grevat e minatorëve u shndërruan në lëvizje popullore.

Ndërsa presidentja Osmani tha se me 12 qershor 1999, Kosova fitoi të drejtën thelbësore të ekzistencës e cila formoi identitetin dhe përmbushi aspiratën shekullore dhe përcaktoi fatin kolektiv.

Ajo theksoi se Dita e Paqes, që njihet edhe si Dita e Çlirimit është datë e rëndësishme në historinë e re të Kosovës.

“Kjo ditë shërben si një kujtesë e triumfit të shpirtit njerëzor mbi prangat dhe sakrificën e pareshtur për liri”, tha presidentja Osmani, në fjalën e saj.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se 12 qershori 1999, është ndër datat më të rëndësishme për popullin tonë.

“Përveç ditë e rëndësishme e çlirimit nga Serbia, kjo është ditë e falënderimit dhe kujtimit dhe reflektimit tonë”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Sipas tij, në këtë ditë kujtohet rruga e gjatë dhe e vështirë që është kaluar në përpjekjet shekullore për t’i dhënë fund okupimit dhe për ta përmbysur padrejtësinë.

Related posts

Austria dhe Britania e Madhe do të bashkëpunojnë për të deportuar emigrantët, kancelari Nehammer: Edhe BE të përdorë modelin e Ruandës

admin

Tjetër aksion i SPAK në Tiranë, firmosen gjashtë masa sigurie – bllokohet një arsenal municionesh

RTI

Grupet e armatosura armene përdorin kafshët për qëllime terroriste

rezart morina