RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori francez: Nëse nuk ndryshohet Kushtetuta bllokohet anëtarësimi

ambasadori-francez:-nese-nuk-ndryshohet-kushtetuta-bllokohet-anetaresimi

Nëse Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut nuk rishikohet, procesi i integrimeve evropiane do të ndalet për momentin, derisa kjo situatë të ndryshojë, tha ambasadori francez në Shkup, Siril Baumgartner, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

Pas hapjes së negociatave, është faza e parë, skriningu. Ambasadori përmendi se gjatë shqyrtimit vitin e ardhshëm, kushtetuta do të duhet të të ndryshohet, në mënyrë që të kalohet në fazën tjetër.

Ai theksoi se korrupsioni është çështje që ka një rëndësi të veçantë për BE-në, sepse sundimi i ligjit është në qendër të projektit evropian.

“Është e vërtetë se gjatë muajve të fundit ka pasur disa ngjarje që kanë shkaktuar vëmendje dhe kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh dhe e gjithë kjo është objekt i monitorimit nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga BE-ja për arsye që janë plotësisht legjitime. Ajo që dua të them është se çdo situatë duhet parë veçmas, sepse nuk mendoj se të gjitha aferat që keni parasysh mund të jenë pjesë e korrupsionit”

Në lidhje me bllokadën franceze për anëtarësimin e vendeve ballkanike, ambasadori deklaroi se ajo bllokadë nuk ishte kundër Maqedonisë së Veriut sepse Shqipëria ishte në të njëjtën situatë. “Në fakt ne donim të ndryshonim metodologjinë për integrimin në BE dhe kjo metodologji do të zbatohet si për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë”, deklaroi ai.

Ambasadori përmendi samitin e rëndësishëm të BE-së të mbajtur në Tiranë ku u miratua një deklaratë për kërkesat dhe pritjet e BE-së nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Moska mbyll urat e komunikimit me Kievin, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse: Nuk kemi çfarë diskutojmë më Ukrainën

admin

Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

admin

Tri objekte që Serbia po ndërton në veri të Kosovës, “pa leje”

admin