Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka dhënë sinjale pozitive sa i takon mbështetjes së Gjermanisë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, gjegjësisht agjendës së takimit të Komitetit të Ministrave.
Rohde në një postim në platformën në X shkruan se agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet minutën e fundit.
“Agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet minutën e fundit. Por, sa më shpejt që Kosova merr një vendim të guximshëm, aq më realiste është të arrish 2/3 e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës”, shkruan ambasadori gjerman në X.
Ndryshe, ditëve të fundit është raportuar se Gjermania, Franca dhe Italia po kushtëzojnë votat pro Kosovës për në Këshill të Evropës me hapa konkretë në drejtim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ditë më parë nga Këshilli i Evropës thanë për Telegrafin se aktualisht çështja e Kosovës nuk është e përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së për takimin e majit. /Telegrafi/
The post Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë first appeared on Radio Televizioni Iliria.