RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anglia ndalon pirunët, thikat dhe pjatat plastike njëpërdorimëshe

anglia-ndalon-pirunet,-thikat-dhe-pjatat-plastike-njeperdorimeshe

Ndalimi i produkteve me përdorim të vetëm si pirunët, thikat, pjatat dhe tepsitë plastike në Angli do të hyjë në fuqi më 1 tetor, raporton Anadolu.

Qeveria britanike po përgatitet të ndalojë këto produkte plastike njëpërdorimëshe në mënyrë që të reduktojë ndotjen e mjedisit. Megjithatë, kjo praktikë nuk do të mbulojë produktet plastike të përdorura nga supermarketet ose ushqimet që servisohen në paketa nga restorantet.

Bizneset që vazhdojnë të furnizojnë me plastikë të ndaluar njëpërdorimëshe pas datës 1 tetor, mund të gjobiten dhe t’i nënshtrohen inspektimit nga autoritetet vendore.

Ndërkohë që ndalime të ngjashme janë zbatuar në Skoci, në vitin 2020 në Angli u ndaluan pipat plastike për një përdorim, përzierësit dhe kunjat për pastrimin e veshëve me përmbajtje plastike.

Skocia ndaloi produktet plastike njëpërdorimëshe vetëm për bizneset në qershor 2022.

Në Uells, një ligj i ngjashëm u miratua në dhjetor 2022, por disa pjesë të zbatimit mund të mos hyjnë në fuqi deri në vitin 2026.

Vetëm 10 për qind e plastikës njëpërdorimshe riciklohet

Në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat tregojnë se rreth 1,1 miliardë pjata plastike për një përdorim dhe 4,25 miliardë takëme pirunësh dhe lugësh përdoren çdo vit, ndërsa vetëm 10 për qind e tyre që riciklohen pas përdorimit.

Bashkimi Evropian (BE) ka prezantuar rregullore të reja në vitet e fundit për të reduktuar sasinë e mbetjeve plastike dhe ka ndaluar produkte plastike si pjatat, pirunët, gotat dhe pipat njëpërdorimëshe në vitin 2021.

Related posts

Çuçi: Dronët në ndihmë të punonjësve të Policisë Rrugore

admin

Ministria e Bujqësisë njofton se ka filluar pagesat e subvencioneve për fermerët

admin

Përplasja Rama-Kurti, politologu: Shqipëria po i bën tradhti Kosovës në pesë vitet e fundit

RTI