Një anije e marinës së SHBA-së u ankorua mbrëmë në brigjet e Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të siguruar nga gazetari i AA-së, mësohet se një anije e marinës amerikane u ankorua në orët e natës në brigjet e Luginës së Gazës në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
SHBA-ja në një deklaratë më parë ka informuar se anija në fjalë do të operojë në projektin e portit lundrues i cili planifikohet të ndërtohet në brigjet e Gazës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden më 7 mars tha se ka ngarkuar me detyrë ushtrinë për ndërtimin e portit të përkohshëm bregdetar për hyrjen e ndihmave në Gaza.
Koordinatorja e Lartë e OKB-së për Ndihmën Humanitare dhe Rindërtimin në Gaza, Sigrid Kaag në një deklaratë më 24 prill për gazetarët në ndërtesën e OKB-së në New York tha se ndihma përmes korridorit detar për Gazën nuk mund të zëvendësojë ndihmën me rrugë tokësore, por që ajo mund të sigurojë mbështetje shtesë.
“Ndihma përmes korridorit detar nuk mund të zëvendësojë ndihmën përmes rrugës tokësore”, theksoi Kaag e cila shtoi se ndihma përmes rrugës detare mund të sigurojë vetëm mbështetje shtesë.