RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija “SOS Méditerranée” shpëton rreth 470 migrantë në Mesdheun qendror

anija-“sos-mediterranee”-shpeton-rreth-470-migrante-ne-mesdheun-qendror

Ekuipazhi i “SOS Méditerranée’s Ocean Viking”, që vepron në Mesdheun qendror, tha se kishte shpëtuar pothuajse 470 migrantë pas disa misionesh në fundjavë.

“Ata ishin të rraskapitur emocionalisht dhe fizikisht”, shkroi grupi i ndihmës në Twitter herët të dielën, duke shtuar se shumë prej tyre kishin dalë në det të hapur pa jelek shpëtimi.

Mjekët pa Kufij, një tjetër grup i ndihmës raportoi se kishte shpëtuar 11 migrantë të cilët ishin vendosur në bordin e “Geo Barents”.

Ndërkohë, një anije tjetër, “Humanity 1”, u nis dje nga Spanja për në Mesdheun qendror për misionin e saj të parë së bashku me një organizate gjermane të ndihmës, “SOS Humanity”. Organizata gjermane “Resqship” kishte shpëtuar afro 60 migrantë.

Shumica e migrantëve ishin nisur nga brigjet e Afrikës së Veriut, nga Libia ose Tunizia, për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Mesdheut.

Organizatat private të ndihmës vijnë rregullisht në zonë për të shpëtuar migrantët në det.

Autoritetet italiane, shpesh i lejojnë migrantët të zbarkojnë në ishullin e vogël të Lampedusa, Siçili ose në kontinentin jugor.

Italia po përgatitet për zgjedhjet e 25 shtatorit. Disa parti të krahut të djathtë kanë deklaruar në fushatën aktuale zgjedhore se do të ndalojnë ardhjen e migrantëve. /atsh

Related posts

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë gjatë bastisjes në Bregun Perëndimor të pushtuar

rezart morina

​Varfëria godet Britaninë, 1 milion qytetarë nuk paguajnë dot internetin

rezart morina

Gjykata Speciale, ZPS kërkon që Thaçit dhe Veselit t’iu vazhdohet paraburgimi

admin