RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anijet e Kinës hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

anijet-e-kines-hyjne-ne-ujerat-territoriale-te-japonise

Sipas Shtabit të 11-të rajonal të Rojes bregdetare në Naha të provincës Okinawa, dy anije të Rojes bregdetare kineze shkelën ujërat territoriale kombëtare japoneze

Anijet e Rojes bregdetare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale të Japonisë rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Shtabit të 11-të rajonal të Rojes bregdetare në Naha të provincës Okinawa, dy anije të Rojes bregdetare kineze shkelën ujërat territoriale kombëtare japoneze.

Anijet e Kinës lundruan në afërsi të ishullit Uotsuri në rajon, duke iu afruar anijeve japoneze të peshkimit në territorin e diskutueshëm që përfshin ujërat territoriale japoneze.

Mësohet se anijet që i përkisnin Kinës janë larguar nga rajoni si rezultat i paralajmërimeve të bëra nga anijet e Rojes bregdetare japoneze për t’u larguar nga zona.

Transmetuesi publik NHK njoftoi se anijet kineze shkelën ujërat territoriale japoneze për herë të 17-të këtë vit.

– Ishujt e diskutueshëm

Në Detin e Kinës Lindore, arkipelagu i quajtur “Senkaku” nga Japonia dhe “Diaoyu” nga Kina, përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj.

Arkipelagu ku nuk jeton askush, ka shkaktuar mosmarrëveshje të gjata sovraniteti mes dy vendeve. /aa

Related posts

Zelensky: Krimet ruse të luftës dhe sulmet kundër civilëve vazhdojnë

admin

Vetë në garë për kreun e Shtëpisë së Bardhë, demokratja Kamala Harris interviston kandidatët e mundshëm për nënpresident. Ja tre emrat kryesorë

admin

Sulme ajrore ruse në Kharkiv/ Raportohet për 5 persona të vdekur dhe 16 të plagosur

admin