Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti të martën në Doha për t’i vazhduar përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve. Megjithatë, dallimet mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – vazhdojnë të mbesin të mëdha.