RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anulohet greva e punëtorëve teknikë në Prishtinë, u rriten pagat

anulohet-greva-e-punetoreve-teknike-ne-prishtine,-u-rriten-pagat

Punëtorët teknikë, ata të sigurimit fizik të disa shkollave, qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së kishin planifikuar të mbajnë grevë më 3 shtator.

E kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se komuna e Prishtinës, ka plotësuar kërkesat e sindikatës për rritje të pagës dhe se greva e paralajmëruar është anuluar, raporton teve1.info

Sipas Azemit, punëtorët teknik të shkollave të mesme, rritjen nga 400 euro do ta kenë nga 30 shtatori, ata të shkollave fillore, nga 10 shtatori, ndërsa punëtorët e Qendrave Mjekësore Familjare, nga 16 shtatori.

Po ashtu, ai, ka njoftuar se në takim është vendosur që të paditen kompanitë të cilat nuk e kanë paguar përvojën e punës.

Related posts

Kurti, Sveçla e Camaj inaugurojnë objektin e ri të prodhimit të dokumenteve të MB-së

admin6

Ministri izraelit i Sigurisë i ekstremit të djathtë viziton Xhaminë Al-Aksa

admin

Biden i vendosur: Nuk kam ndërmend të dërgoj trupa amerikane në Ukrainë

admin