RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Apeli ia jep vulën e Partisë Demokratike të Sali Berishës

apeli-ia-jep-vulen-e-partise-demokratike-te-sali-berishes

Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimit të Enkelejd Alibeaj për vulën e Partisë Demokratike, duke i dhënë në këtë mënyrën siglën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare, Sali Berishës.

Duke mospranuar ankimimin e Alibeajt, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njeh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të mbajtur nga Rithemelimi, grupim i Berishës.

Ky vendim bën që kryetari i Partisë Demokratike zyrtare të jetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” pas hetimeve të nisura nga SPAK.
Vendimi i trupit gjykues të Apelit, u dha nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Ky vendim është i formës së prerë.

Rithemelimi parashtroi në nisje të seancës një kërkesë paraprake për mospranimin e ankimimit të Alibeajt nën pretendimin se ata nuk legjitimoheshin si palë.

Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Zhukrit dhe njohje të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021, të cilën gjykata e mbështeti.
“E drejta e anikimit i takon vetëm palës qe ka vënë në lëvizje gjykatën”, tha Kaso.

Në një reagim në për media në përfundim të seancës në Apel, Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Rithemelimit, tha se e vërteta triumfoi dhe ftoi të gjithë demokratët të bashkohen në shtëpinë e PD-së.

“Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh”, theksoi Noka, raporton EuroNews.

“E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike. Komenti ynë është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë. Sot Shqipëria ka një opozitë të bashkuar. Një opozitë të bashkuar që do i japë zë”, tha Noka.

Në Kuvendin e dhjetorit të vitit 2021, Berisha me grupin e tij shkarkoi Lulzim Bashën dhe ndryshoi logon dhe vulën.

Një javë më vonë, më 18 dhjetor, Basha zhvilloi një Kuvend tjetër, në të cilin në statut përcaktoi se askush që është non-grata nuk duhet të jetë pjesë e partisë.

Në të njëjtën ditë mbështetësit e Berishës zhvilluan referendumin për ratifikimin e vendimeve të marra më 11 dhjetor dhe nisi punën Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit.

Shkalla e parë e Gjykatës më 25 mars të vitit 2022, kishte pranuar kërkesën e Komisionit të Rithemelimit për të regjistruar ndryshime statutore.

Ndaj këtij vendimi u ankua Enkelejd Alibeaj.

Çështja i kthye në rigjykim nga Apeli, një vit më vonë, por pas ankesës Nokës, çështja shkoj në Gjykatën e Lartë, e cila lëndën e ktheu në Apel në dhjetor të vitit të kaluar, më urdhër që ajo ta zgjidh përfundimisht.

Related posts

Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

admin

Klitschko: Rusia kreu një sulm masiv me dronë gjatë natës

rezart morina

Qytetarët e Prishtinës kërkojnë zbritje të çmimit të qirasë

admin