RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dhe EBA dënojnë thirrjen e ministrit iz’raelit për të ndërtuar sinagogë në Xhaminë Al-Ak’sa

arabia-saudite-dhe-eba-denojne-thirrjen-e-ministrit-iz’raelit-per-te-ndertuar-sinagoge-ne-xhamine-al-ak’sa

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dënuan thirrjen e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare nga radhët e ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, për të ndërtuar një sinagogë në Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, u kundërshtuan thirrjet e Ben-Gvir për ndërtimin e një sinagoge për hebrenjtë në Xhaminë Al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar.

“Kundërshtojmë thirrjet radikale provokuese të Izraelit në lidhje me Xhaminë Al-Aksa”, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se duhet të respektohet status quo-ja historike dhe ligjore e Al-Aksa-së.

Në deklaratë, i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e tij për t’i dhënë fund katastrofës humanitare me të cilën po përballet populli palestinez dhe gjithashtu kërkohet krijimi i mekanizmave seriozë për të mbajtur përgjegjës zyrtarët izraelitë që shkelin ligjin dhe vendimet ndërkombëtare.

Edhe në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, fjalët e Ben-Gvir në lidhje me Al-Aksanë u dënuan ashpër.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se status quo-ja historike dhe ligjore e Xhamisë Al-Aksa në Kuds nuk duhet të preket dhe bëhet thirrje për mbrojtjen e Xhamisë al-Aksa dhe fundin e shkeljeve provokuese.

Ben-Gvir pretendoi se politika aktuale “i lejon hebrenjtë të adhurojnë” në Xhaminë Al-Aksa dhe ndaj pyetjes “A do të ndërtonit një sinagogë në xhaminë Al-Aksa?” ai iu përgjigj “Po”.

Related posts

Turqia thotë se nuk qëndron prapa sulmit në Irak

admin

Lojërat Olimpike në Paris dhe rreziku i sulmeve terroriste, Macron: Rusia po përhap dezinformata ndaj Francës! Në rast kërcënimi, kemi plane rezervë

admin

363 raste të reja me COVID në Kosovë

admin