Fitimi neto i Saudi Aramco në vitin 2022 u rrit 46% në 161 miliardë dollarë ndërsa kërkesa për naftë vazhdon të rritet, sipas depozitimit në bursë.
Në vitin 2021, fitimi total neto i Saudi Aramco ishte 412.4 miliardë SR (Rijal).
Firma e bazuar në Riad raportoi gjithashtu të ardhur totale të përgjithshme prej 622.63 miliardë SR në 2022, 48.15 përqind më shumë krahasuar me 2021.
Duke komentuar rezultatet financiare, Presidenti dhe CEO i Aramco Amin H Nasser tha: “Aramco dha një performancë financiare rekorde në vitin 2022, pasi çmimet e naftës u forcuan për shkak të rritjes së kërkesës në mbarë botën. Ne gjithashtu vazhduam të fokusohemi në strategjinë tonë afatgjatë, duke ndërtuar kapacitete dhe aftësi në të gjithë zinxhirin e vlerës me synimin për të adresuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e energjisë”.
Fitimi i Aramcos pason raporte të ngjashme në shkurt nga homologët ndërkombëtarë BP, Shell, Exxon Mobil dhe Chevron, të cilat kanë shënuar kryesisht fitime rekord për vitin e kaluar.
Saudi Aramco zyrtarisht Saudi Arabian Oil Group (ish-Kompania Arabo-Amerikane e Naftës) ose thjesht Aramco, është një kompani publike e naftës dhe gazit natyror në Arabinë Saudite me bazë në Dhahran. Që nga viti 2022, ajo është një nga kompanitë më të mëdha në botë për nga të ardhurat. /mesazhi
#aramco’s strong 2022 full-year financial results achieve record net income as we continue to expand on oil and gas while investing in lower-carbon solutionshttps://t.co/rpq8BTOeH8#AramcoResults pic.twitter.com/2zgMdH9W5I
— aramco (@aramco) March 12, 2023