RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Argjentinë – Populisti libertarian Milei fiton zgjedhjet presidenciale – VIDEO

argjentine-–-populisti-libertarian-milei-fiton-zgjedhjet-presidenciale-–-video

Populisti libertarian, Javier Milei ka fituar zgjedhjet presidenciale të së dielës në Argjentinë, sipas raporteve të mediave.

“Ekonomisti 52-vjeçar mori 30,11% të votave pasi ishin numëruar 96% e qendrave të votimit”, raportoi gazeta Clarín të hënën.

Thuhet se Milei është ideologjikisht i afërt me ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro dhe ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Zgjedhjet paraprake të kërkuara ligjërisht, të njohura si Paso në Argjentinë, shërbyen për të sqaruar se cilat parti do të kandidonin për postin e vendit në zgjedhjet presidenciale të 22 tetorit.

Në zgjedhjet presidenciale lejohen të marrin pjesë vetëm partitë dhe aleancat elektorale që marrin të paktën 1,5% të votave.

Për opozitën konservatore, kryebashkiaku i kryeqytetit Buenos Aires, Horacio Rodríguez Larreta dhe ish-ministrja e Brendshme, Patricia Bullrich së bashku morën 28,27% të votave.

Fitorja e Milei ishte pritur me padurim, pasi ai qëndron jashtë spektrit tradicional partiak të peronistëve dhe konservatorëve të vendit të Amerikës së Jugut. Ai e përshkruan veten si një “anarko-kapitalist”. /atsh

Related posts

Raporti i BE-së për Kosovën: Situata në dialog është e brishtë, krimi dhe korrupsioni në veri mbeten sfidues

admin

Lajçak mbërrin në Qeveri për takim me Kurtin

admin

Tragjeditë në Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 qershor

admin