RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arifi takon Escobarin, thotë se kërkoi ndalimin e pasivizimit të adresave nga Serbia

arifi-takon-escobarin,-thote-se-kerkoi-ndalimin-e-pasivizimit-te-adresave-nga-serbia

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zhvilluar takim me zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.

Arifi ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore”, ka shkruar Arifi.

Ai ka thënë se raportet me SHBA-në janë të pandryshueshme dhe njëherit garancë për Kosovën.

“Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”

Related posts

Polonia, e gatshme të kthejë në Kiev ukrainasit që të shërbejnë në ushtri

admin

“Po luani me zjarrin”- Putini paralajmëron Perëndimin: Mos e lejoni Ukrainën të përdorë raketat e tuaja për të goditur Rusinë! Do shkaktojë konflikt botëror

admin

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për korrupsion

admin