RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv – Policia gjen armatim në Zveçan

arme-automatike,-fisheke,-granata-dore-dhe-eksploziv-–-policia-gjen-armatim-ne-zvecan

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në lagjen “Gvozden” në Zveçan këtë të martë, ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të armatimit.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani , ka konfirmuar për Telegrafin se janë konfiskuar disa armë automatike, granata dore dhe eksploziv.

“Hetimet rajonale të Mitrovicës së Veriut sot kanë ndërhyrë në Zveçan, lagja Gvozden dhe kanë zhvilluar bastisje. Gjatë kësaj kohe kemi hasur në disa armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv, të cilat janë konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, por janë disa të dyshuar.

E Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bastisja është kryer në një bazë të armatimit në Zveçan.

Sipas tij, shtëpia ku është gjetur dhe konfiskuar sasia e armatimit është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

“Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Related posts

“Janë regjistruar të bërtiturat e pasagjerëve”/ Aksidenti ajror në Brazil ku humbën jetën 62 persona, zbulohet çfarë përmban “kutia e zezë”

admin

Kompania Baykar nënshkruan marrëveshje për prodhimin e dronëve turk brenda Arabisë Saudite

admin

MPJD: Sipas analizave të shenjave të gishtërinjve, personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

admin