RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen dy persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

arrestohen-dy-persona-nen-dyshimin-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike ‘Pallati i Rinisë’ në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

Ajo ka thënë se deri më tani janë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera!”- ka thënë Kozmaqi për teve1.info

Related posts

Rusia: Mburoja bërthamore është garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit tonë territorial

admin

Mediat britanike: Bandat shqiptare po kontrollojnë trafikun e emigrantëve drejt Anglisë

admin

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian/ Presidenti i Argjentinës përgëzon përparimin e partive të reja të djathta në Evropë: Lajm i madh nga kontinenti i vjetër

admin