I dyshuari për vrasjen e së dielës në lagjen Arbana në Prizren, 51-vjeçari A.G., është arrestuar të hënën pasdite.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se arrestimi i A.G është bërë në fshatin Terpezë të Malishevës
Një person është vrarë të dielën në Prizren.
Sipas Policisë i dyshuari nga vetura kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Policia të hënën ka publikuar identitetin e të dyshuarit ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.