RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova

arrestohet-ne-jarinje-serbi-qe-dite-me-pare-pagoi-30-mije-euro-dorezani,-tentoi-te-ikte-nga-kosova

Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë më parë dha dorëzani prej 30 mijë eurove pasi ishte arrestuar gjatë një operacioni të policisë ku u gjet drogë në veri të vendit më 23 maj të vitit 2022.

Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po ka tentu me lëshu Kosovën, edhe e kemi arrestu në Jarinje, pas konsultimit me prokurorin është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Elshani.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 17 shtator ia caktoi masën e dorëzanisë, pas propozimit të Prokurorisë Speciale.

Nedeljkoviq dyshohej për veprat penale “Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Related posts

Policia tregon se çfarë i sekuestroi mjekut të arrestuar për marrje të ryshfetit

admin

Hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona

admin6

S’kalon propozimi i Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në KS të OKB-së

admin