Është arrestuar dje një 22-vjeçar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kryer veprat penale të mashtrimit dhe shpërdorimit të pasurisë së huaj.
Sipas njoftimit ai dyshohet për 27 vepra penale (mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj)
“Puna disamujore e hetuesve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: D.M, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari dyshohet të ketë marrë nga ankuesit ( numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje”, thuhet në njoftim.