Një person është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pasi që i njëjti dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin që të arratiset nga burgu i Smrekonicës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale”.
“Është ndaluar ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit një person për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarin”, tha Preteni.