Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur shëndosh e mirë në aeroportin e Xhides.
Ata u pritën nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët më pas, në mënyrë të organizuar i dërguan në hotel në Mekë.
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e besimtarëve që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, dhe se sonte në mbrëmje parashihet që të niset për në Mekë edhe grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova.