RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Astronauti i parë arab që ecën në hapësirë, Al Nayad bën historinë për vendin e tij

astronauti-i-pare-arab-qe-ecen-ne-hapesire,-al-nayad-ben-historine-per-vendin-e-tij

Astronauti i Emirateve të Bashkuara, Sulltan Al Neyadi, ka vendosur edhe një herë emrin e tij në librat e historisë duke u bërë astronauti i parë arab që ecën në hapësirë.

Ai doli nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor të premten, së bashku me kolegun e NASA-s, për të filluar një mision mirëmbajtjeje prej më shumë se gjashtë orësh.

Al Neyadi dhe kolegu i tij do të kryejnë disa misione gjatë kohës së tyre jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

“Po numërojmë orët mbrapsht derisa të kalojmë përmes bllokut ajrore në hapësirë. Duke veshur kostumin hapësinor dhe duke mbajtur me krenari flamurin e Emirateve të Bashkuara Arabe në krahun tim, së shpejti do të ndërmarr shëtitjen e parë hapësinore në botën arabe. Na uroni fat!”, shkroi ai në Twitter.

41-vjeçari, i quajtur ndryshe “Sulltani i Hapësirës”, bëri histori më 2 mars duke u bërë arab i parë që iu bashkua një misioni hapësinor afatgjatë që do të zgjasë gjashtë muaj si pjesë e ekuipazhit të SpaceX.

Misioni është një pikë referimi historike për këto vende, të cilat kanë investuar që ekipi të vijojë misionin hapësinor.

Alneyadi është njeriu i dytë nga Emiratet e Bashkuara Arabe që shkon në hapësirë, pas misionit tetë ditor të Hazzaa al-Mansoori në vitin 2019.

Emiratet e Bashkuara Arabe prej pak kohësh kanë nisur të eksplorojnë hapësirën, ​​por kanë nisur të lënë gjurmë në këtë fushë.

Related posts

Liberalizimi i vizave – paralajmërohet fluks i ikjes së mjekëve

rezart morina

Jeff Bezos zotohet të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi

admin

SHBA-ja i premton Izraelit mbështetje të palëkundshme, Biden: Do bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur nga…

admin