RTV AHIRETI
EkonomiFeaturedKosovëLajmeLajmet

ATK-ja mbledh afro 50 milionë euro më shumë se në 4-mujorin e vitit paraprak

atk-ja-mbledh-afro-50-milione-euro-me-shume-se-ne-4-mujorin-e-vitit-paraprak

Për periudhën raportuese janar-prill të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur të mbledh të hyra 47.7 milionë euro apo 17.7 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

ATK-ja ka njoftuar se rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime, dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave dhe analizave të ATK-së shkaktojnë mos përmbushje tatimore”, thuhet në njoftim.

Në mënyrë që të ketë zbatim të drejtë dhe të barabartë të Legjislacionit Tatimor, ATK fton të gjithë qytetarët dhe tatimpaguesit që t’i raportojnë rastet e evazionit fiskal.

Related posts

Inteligjenca ukrainase “hakon” kanalet televizive ruse, ndërpresin programet dhe shfaqin humbjet e ushtrisë së Putinit

admin

Petkoviq: Serbia do të shqyrtojë dërgimin e forcave të saj në Kosovë

admin

Zelenskyy ndryshon stafin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës

RTI