RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Atletëve francezë u ndalohet mbajtja e hixhabit në Lojërat Olimpike 2024

atleteve-franceze-u-ndalohet-mbajtja-e-hixhabit-ne-lojerat-olimpike-2024

Sportistëve francezë u është ndaluar të mbajnë hixhab ose shami muslimane në Lojërat Olimpike të Parisit, raporton Anadolu.

Franca vendosi ndalimin ndaj lojtarëve të kombëtares së saj teksa përgatitet për pritjen e Lojërave Olimpike nga 26 korriku deri më 11 gusht dhe të atyre Paraolimpiadat nga 28 gushti deri më 8 shtator.

Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera, fillimisht njoftoi ndalimin më 24 shtator të vitit 2023.

Disa ditë më vonë, ministrja Oudea-Castera, e cila ishte e ftuar në emisionin politik francez “Dimanche en Politique”, konfirmoi se asnjë grua në delegacionin e vendit të saj nuk do të mbajë shami gjatë Lojërave Olimpike të Parisit.

Pas shpalljes së ndalimit, zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Marta Hurtado, më 26 shtator tha se ndalimi nuk ishte i drejtë.

“Askush nuk duhet t’i imponojë një gruaje atë që duhet të veshë ose të mos veshë”, tha Hurtado.

Më 24 maj të këtij viti, Amnesty International dhe disa organizata të tjera u mblodhën për t’i dërguar një letër mbi ndalimin Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), organizatës përgjegjëse për organizimin e Lojërave Olimpike. Letra i bëri thirrje IOC-së që t’i bëjë një apel publik autoriteteve sportive në Francë për të hequr të gjitha kufizimet për atletët francezë që mbajnë shami, si në Lojërat Olimpike të Parisit ashtu edhe në të gjitha ngjarjet sportive.

Amnesty International tha se IOC iu përgjigj në mënyrë joadekuate letrës së përbashkët.

Në përgjigjen e saj, IOC tha se ndalimi i shamisë nga Franca ishte jashtë kompetencës së komitetit dhe se “liria e fesë interpretohet në mënyra të ndryshme nga shtete të ndryshme”.

Më pas, në një deklaratë për media të datës 16 korrik, Amnesty International tha se ndalimi i shamisë tregon ekzistencën e politikës së “standardit të dyfishtë diskriminues” të vendit. Organizata përsëriti se ndalimi i pjesëmarrjes së atletëve francezë të mbuluar në Lojërat Olimpike shkel ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Ai tha gjithashtu se ndalimi demonstron “hipokrizinë diskriminuese” të autoriteteve franceze në prag të Lojërave Olimpike të Parisit dhe “dobësinë” e IOC-it në përgjigjen e saj.

Related posts

“Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev siguron 93 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme”

rezart morina

Dy vëllezër palestinezë të vdekur pasi u goditën nga automjeti i një koloni hebre

admin

Qeveria me SMS informon qytetarët për rregullat e udhëtimit pa viza

rezart morina