Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se SHBA-ja do ta ndihmojë Izraelin nëse sulmohet, transmeton Anadolu.
Austin foli në një takim me gazetarët gjatë vizitës së tij në Filipine dhe dha mesazhe lidhur me mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.
“Nuk mendoj se lufta është e pashmangshme. Por, nëse Izraeli sulmohet, sigurisht që ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit”, tha Austin.
Ai shtoi se nuk dëshironin që situata të arrinte deri në këtë pikë. “Ne nuk duam të ndodhë asnjëra prej këtyre. Po punojmë intensivisht për këtë çështje. Aktualisht po bëjmë gjëra që do të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e problemeve me rrugë diplomatike”, tha Austin.
LIdhur me vrasjen në Iran të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, sekretari Austin tha se nuk ka ndonjë informacion përveç atyre në media.