Përgatitjet janë duke u zhvilluar, një skenë është duke u ngritur para Kuvendit të Serbisë, ku mund të shihën tabela me ftesa për të ardhur dhe autobusë që sjellin qytetarë nga qytete dhe rajone të tjera në Beograd.
Para tubimit në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëriti se vendi reagoi mirë pas dy rasteve të vrasjeve masive.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, ai tha se nuk kanë propozuar ndonjë masë konkrete dhe se në tubimin e tij “Serbia e Shpresës” të premten do të jenë edhe disa persona që ishin në protestat kundër dhunës.
Në këtë tubim të stilit Millosheviqian, thotë ai, do të flasë si president i Serbisë, jo si udhëheqës i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet.
Tubime të ngjashme do të mbahen edhe në qytete tjera të Sërbisë si reagim ndaj vrasjeve masive që ndodhën së fundmi në Serbi.
Në këto mitingje po marrin pjesë edhe qytetarë sërb nga Kosova të cilët mbanin flamujt e tyre në autobusët e tyre dhe brohorisnin “Serbia, Serbia”!
Minatorët dhe kolegët e tyre nga “Trepça” u larguan nga Zveçani dhe Leposaviqi me një mesazh se vetëm me Aleksandër Vuçiqin në krye kanë shpresë për mbijetesën e tyre në Kosovë.
Siq duket këto tubime do të shfrytëzohen nga Alekandër Vuçiq për nxitje të popullit kundër situatës së sotme që po ndodh në Mitrovicën Veriore. /mesazhi
#BreakingNews #Serbia #Kosovo #Belgrade More and more people are coming to government rally in Belgrade. pic.twitter.com/AU634tVJ9R
— The Balkan Independent (@BalkanInd) May 26, 2023